Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj
Stop/ video, momente pikante nga parada e pavarësisë në Tiranë e Vlorë.
Sot në Tiranë e Vlorë u zhvilluan dy ceremoni të ndryshme në nder të 112 vjetorit të pavarësisë. Në Vlorë ishin presidenti Begaj dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti. Ndërsa në Tiranë u zhvillua parada e improvizuar e delegacionit të burrave, që ngriti flamurin në Vlorë në 28 nëntor 1912.
Stop/ 16 javëshe shtatzënë, gruaja në ankth për analizën e sindromës down.
Një nënë nga Durrësi, ankohet në “Stop”, pasi është 16 javëshe shtatzënë dhe kërkon të bëjë ekzaminimin e amniocentezës, analizë, që tregon nëse fëmija është me fribroze apo sindromën down. Në maternitetin e vjetër “Mbretëresha Geraldinë” i thuhet, se pajisja nuk punon prej një jave.Pas qytetares, interesohet gazetarja e “Stop” dhe punonjësja i thotë, se pajisja ka një problem me kalibrimin, që do të zgjidhet brenda 4 javëve.Mjekja genetiste Merita Xherbatori tha, se nëse problemi nuk zgjidhet në kohë, zonja do të dërgohet ta bëjë analizën në QSUT.Pas këmbënguljes sonë, situata mori zgjidhje dhe zonjës në fjalë i caktuan ditën eekzaminimit.
Stop/ emigranti mori paratë pas transmetimit, lumë denoncimesh ndaj Canit.
Disa ditë më parë transmetuam problemin e zotit Dritan Llalla, një emigrant shqiptar në Greqi, i cili thotë, se është mashtruar nga kryetari i shoqatës së emigrantëve shqiptarë, Arben Cani, në Athinë. Ky i fundit i premtoi t’i bënte disa dokumenta të gruas, të cilat nuk i mbylli. Dritani pagoi 800 Euro, si fillim dhe pas gati 4 vjetësh, as ka mbaruar punë e as ka marrë paratë. Në komunikimin e fundit me Arbenin, ky i fundit thotë, se do ia kthejë paratë, por ka patur probleme.Ndërsa në komunikim me gazetarin e “Stop”, Arbeni kërcënon me gjyqe në gjykatat greke.Ne kontaktuam sërish me zotin Dritan Llalla pas transmetimit dhe ai i lumtur tha, se kishte arritur të merrte paratë e veta falë emisionit tonë.Pas Dritani e zgjidhi problemin, një sërë denoncimesh të tjera mbërritën në redaksinë tonë. Safete Skartados, Bujar Terziu, e të tjerë qytetarë treguan problematika të ngjashme me Dritanin, duke thënë, se Arben Cani iu detyrohet shuma parash, pasi u kishte premtuar zgjidhje letrash.
/tvklan.al