Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, data 7 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines – 7 Shkurt 2025

Rama pritet nga mbreti i Spanjës. Merr vendimin që Shqipëria të përcaktojë Kongresin Botëror të Ligjshmërisë.
Kryeministri Edi Rama pritet ne audience te veçante nga Mbreti i Spanjës, Felipe i Gjashtë nga i cili merr simbolikisht vendimin qe Shqipëria te prese për herë të parë Kongresin Botëror te Ligjit, qe do te mbahet ne vitin 2027 në Tiranë. Rama tha se ky eshte sinjal i forte per arritjet dhe reformen ne drejtësi.

Berisha: Kusht për Kodin, vota e emigrantëve me dokumente të huaja. Opozita, në një front.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaron vota e emigranteve me dokumente te huaja mbetet kusht i opozitës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai u beri thirrje te gjitha forcave opozitare te krijojne nje front të përbashkët.

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 26 vjet burg për 8 të pandehur. Nga 4 vjet për Kokën e Tushen.
SPAK jep pretencën per 8 te pandehur per inceneratorin e Tiranes, duke kerkuar denimin e tyre ne total me 26 vjet. Per -ministrin Koka dhe disa te tjere u kerkua denimi me 4 vjet burg, i konvertuar ne 2 vjet e 8 muaj me gjykim te shkurtuar.

ETF: Afro gjysma e popullsisë, me arritje të ulëta arsimore. Nevojiten trajnime.
Një raport i Fondit Europian të Trajnimeve vëren se gati gjysma e popullsisë shqiptare mbi 15 vjeç ka arritje të ulëta arsimore. Me rëndësi shihet pjesëmarrja e të rriturve në trajnime dhe në kurse të formimit profesional.

Zbuloeht në Leskovik liqeni më i madh termal nëntokësor në botë
Shkencëtarë çekë kanë zbuluar në zonën e Leskovikut pranë kufirit me Greqinë liqenin më të madh termal nëntokësor ne bote. Liqeni me një gjatësi prej 138 meter mund të mbajë mbi 8 mije metër kub ujë të nxehtë.

Grenell i përgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, s’kanë qenë kurrë më të dobëta.
Emisari i presidentit Trump per misione te vecanta, Richard Grenell, deklaron se marrëdhëniet mes SHBA dhe Kosoves s’kane qene kurre me te dobeta. Ai thote se Kurti eshte denuar nga administrata e dy presidenteve amerikanë, BE dhe NATO.