Lajme, #edicioniinformativ ora 23:35 data 6 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 6 Nëntor 2024
Donald Trump, presidenti i ri i SHBA. Kamala Harris uron fituesit: Duhet të pranojmë rezultatin
Donald Trump do te jete presidenti i ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikës, pasi mori një fitore bindëse ne zgjedhjet e se martës përballë Kamala Harris. Zëvendëspresidentja demokrate uroi fituesin dhe tha se rezultati duhet pranuar.
Demokratët pësojnë disfatë edhe në kongres. Republikanët, drejt shumicës në të dy dhomat
Demokratet pësojnë disfate edhe në zgjedhjet për Kongres. Në Senat republikanët siguruan shumicën e nevojshme prej me shume se 50 mandatesh, ndërsa kryesojnë bindshëm edhe garën per ne Dhomën e Përfaqësuesve.
23.4 miliardë lekë borxhi nga mospagesa e kontributeve. Kompanive që kanë detyrime do t’u bllokohen llogaritë
Borxhi i krijuar nga mospagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore vlerësohet ne 23.4 miliardë lekë. Ministri i Financave thotë se kompanive që kanë detyrime do t’u bllokohen llogaritë me ndihmën e inteligjencës artificiale.
Rivleresimi i banesave do të kryhet vitin tjetër, MF: Do të përcaktojmë çmimet e referencës
Procesi i rivlerësimit të banesave do të kryhet vitin e ardhshëm. Ministria e Financave bën të ditur se fillimisht do të caktohen çmimet e referencës së pronave në të gjithë vendin e me pas do te vendoset edhe sa do te jete rivlerësimi.
Gjykata administrative rikthen në Kuvend 24 deputetët e PD. Bardhi: U rikthye kushtetutshmëria
Gjykata Administrative shfuqizon vendimin për përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve të Partisë Demokratike pas trazirave të shkaktuara në seancën eë 30 Shtatorit. Gazmend Bardhi thotë se vendimi rikthen kushtetutshmërinë.
Tirana me numrin më të lartë të analfabetëve. 36 përqind janë të grupmoshës 10-49 vjeç
Rreth 48 mijë persona në gjithë Shqipërinë rezulton të mos dinë shkrim e këndim, 36 per qind e te cilëve janë te moshës nga 10 deri ne 49 vjec. Sipas INSTAT numrin më të madh të analfabetëve e ka Tirana, Elbasani dhe Fieri.
/tvklan.al