Këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë” u diskutua për pronat në jug. Debati u shtua në studio, kur kreu i OMONIA-s dhe PBDNJ-së në Himarë, Fredi Beleri, tregoi një hartë.
Kreu i Kadastrës, Artan Lame, i ftuar gjithashtu në studio deklaroi se ai dhe qeveria meritojnë medalje për shkak se kanë bërë atë hartë pasi deri më tani nuk ka ekzistuar.
“Kam dëgjuar aq gjëra dhe ajo që më çudit mua është për persona që kanë përgjegjësi publike sa të lehtë e kanë të thonë gjëra totalisht të gënjeshtërta, ndjesë se është fjalë e rëndë gënjeshtër, e kam të vështirë t’ia them njeriu, por të pavërteta dhe të mos e vrasin mendjen se po i fusin njerëzit në qorrsokak. Megjithatë është e drejta e tyre. Kjo hartë është e Dhërmiut dhe Gjilek. Ajo që thashë dhe kjo në fakt meritoj, unë dhe qeveria shqiptare një medalje se të paktën bëmë një hartë, deri tani nuk ka pasur. Bërja e kësaj harte tregon se çfarë është bërë në 30 vjet. Deri më sot ajo nuk dukej, tragjedia e bregdetit, sepse nuk dukej se nuk kishte asnjë lloj harte”, u shpreh Artan Lame./tvklan.al