Lojtari më i mirë i sezonit 2023/2024 në Serie A është përzgjedhur Lautaro Martinez.
Argjentiansi ka realizuar 24 gola në këtë kampionat, një javë përpara përfundimit të sezonit, ndërsa e mbylli vitin futbollistik me triumf si kapiten.
Ndërsa çmimin e trajnerit më të mirë e ka marrë tekniku i zikaltërve, Simone Inzaghi.
Te kampionët e Italisë janë vlerësuar edhe Alessandro Bastoni si mbrojtësi më i mirë i kampioantit dhe Hakan Calhanoglu si mesfushori më i mirë.
Si tekniku, ashtu edhe lojtarët do të marrin çmimet e tyre përpara nisjes së sfidës së Serie A në Bentegodi të Veronës, në mbrëmjen e së dielës.
Çmimi ‘Fair Play’ iu dha lojtarit të Milanit, Alesandro Florenzi, ndërsa në portë u përzgjodh gadiani i Monzës, Mirko di Gregorio.
Dushan Vlahoviç i Juventusit u vlerësua si më i miri në sulm, ndërsa Zirkze i Bolonjës mori çmimin e më të mirit për lojtarët nën 23 vjeç.
Klan News