Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni mendon se sulmuesi Lautaro Martinez meriton të fitojë “Topin e Artë”.

Madje numri 1 i pankinës argjentinase, rendit edhe arsyet, përse çmimi më i rëndësishëm individual, duhet të shkojë për lojtarin e Interit.

“Lautaro Martinez e meriton ‘Topin e Artë’ më shumë se kushdo tjetër. Ai ka pasur një vit shumë të mirë. Shënoi në finale, ishte golashënuesi më i mirë i Kupës së Amerikës dhe e meriton më shumë se kushdo tjetër. Shpresoj se do t’i takojë atij ky çmim. Ai është një djalë që e vlerësoj shumë dhe shpresoj që ta ketë këtë mundësi, i cili nëse jo tani, do të vijë më vonë sepse ai ka ende një të ardhme të madhe përpara”, deklaroi Scaloni për “Bein Sports”.

Ceremonia për dhënien e “Topit të Artë” do të mbahet më 28 tetor dhe Lautaro Martinez, është mes 30 kandidatëve, por nuk shihet si një nga favoritët kryesorë për ta fituar, sipas anketimeve të fundit.

/tvklan.al