Lazio është një hap larg firmës me futbollistin e Bayern Munich, Arijon Ibrahimoviç. Skuadra e Serie A ka përparuar në bisedime me gjermanët për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit.

Palët po diskutojnë për ta huazuar futbollistin, me bardhekaltrit që do të kenë të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Ai luan si mesfushor me tipare sulmuese, por edhe si sulmues krahu.

Arijon Ibrahimoviç është lindur në Nuremberg të Gjermanisë, ndërsa prindërit e tij e kanë origjinë nga Gjakova. Në sezonin 2023/2024, lojtari u huazua te Frosinone, por koha e tij në fushë nuk ishte e madhe.

Në 19 takime ai realizoi dy gola ndërsa në total luajti për 594 minuta. Pas kthimit në Gjemani, sulmuesi 19-vjeçar nuk gjeti më hapësirë dhe në fushë luajti për 16 minuta.

Klan News