Mbreti Leka Zogu i Parë kishte parashikuar të komunikonte me mediat për të paraqitur një platformë të politikës së tij, por për shkak të një aksidenti deklarata e Leka Zogu, u bë publike me në të zëdhënësit të tij Fluturak Gërmenji.
Doktor Metor Petrela: Naltmadhnia ka pas një aksident me një frakturë për të cilën do të operohet sot në klinikën time.
Qëllimi i politikës mbretërore synon integrim me dinjitet kombëtar dhe Shqipëria të bëhet një shtet modern, një urë lidhëse e Evropës me Mesdheun.
Fluturak Gërmenji: Ne vlerësojmë se aktualisht Shqipëria po përjeton një tranzicion të gjatë dhe shumë të vështirë, i cili është një sajim me tendenca destabilizimi prej forcave jo dashamirëse të kombit shqiptar me prapavija të dyshimta politike.
Sipas Gërmenjit, politika aktuale në vend është agresive dhe kjo duet ndalur sa jemi në kohë. Shqipëria nuk mund të jetë miku i kujtdo, por ajo duhet të ketë primare interesat e saj.
Fluturak Gërmenji: Ne kemi nevojë ti imponojmë Evropës interesat tona kombëtare.
Në mesazhin politik të mbretit Leka, kjo lëvizje synon të injektojë klimën, që politika dhe shoqëria shqiptare e kanë nevojë për mesazhe pajtimi, për zgjatje të dorës, për mirëkuptim, për virtytin e besimit reciprok dhe jo për konflikt./tvklan.al