Fraksioni më i ri në partine socialiste “Lëvizja për mendimin ndryshe” ka zhvilluar takimin e parë me anëtarësinë socialiste, për të diskutuar mbi të ardhmen e partisë më të madhe në opozitë. Rikthimi i socialistëve në parlament dhe ndryshimet në statutin e partisë kanë qenë dy pikat e diskutuara në këtë takim. Eksponentë të lartë të selisë rozë thanë, se bojkoti u shërben vetëm interesave personale të Edi Ramës dhe jo partisë.
Ben Blushi: “Partia Socialiste po bojkoton, por nuk po lufton. Partia Socialiste po i ikën betejës me një ushtri që braktis frontin i largohet çdo minutë fitores dhe çuditërisht ne po detyrohemi ta lemë frontin duke ikur nga parlamenti dhe duke e braktisur detyrën për të cilën ne jemi votuar. Kjo rrugë nuk është e logjikshme, nuk është e arsyeshme, nuk është bindëse dhe për më tepër një rrugë frikacakësh. Ne sot duhet t’i themi të gjithëve se Partia Socialiste nuk ka arsye ët trembet, po për ta provuar këtë ajo duhet t’i kthehet betejës politike. Partia Socialiste duhet t’i thotë jo bojkotit, duhet të ndryshojë duke u bashkuar rreth një kauze dhe rreth një programi që e dallon Partinë Socialiste nga gjithë të tjerët.”
Arben Malaj: “Bojkotimi i parlamentit është një vendim i gabuar, ne duhet ët gjejmë kurajën që ta ndërpresim këtë bojkot sa më parë. Për ne Partia Socialiste mund ta plotësojë misionin e saj si opozitë dhe mund t’ia arrijë objektivat e saja si një forcë e madhe politike pikërisht në parlament dhe në institucionet e vendit të saj. Një parti me tendenca radikalizuese mund të bëhet më e ashpër, por mbetet gjithnjë e më e vogël, gjithnjë e më pak optimiste dhe gjithnjë e më shuam e vështirë për tu bërë parti fituese. Partia Socialiste duhet ta ndalë bojkotin dhe të kthehet në parlament. Një parti moderne e arrin suksesin e saj në institucionin e vendit të saj. Një parti moderne krijon modele dhe eksperienca moderne në kulturën politike të vendit të saj.”
Rajmonda Stefa: “Do bojkotojmë parlamentin thotë kryetari derisa të plotësojmë kushtet tona. Nuk ka vend të botës edh republikat ruse që kryetari i ka qejf që debatin politik pavarësisht nivelit dhe shkallës së demokracisë së tyre të mos i zhvillojë në institucione edhe 7 kushtet që Rama ka rreshtuar në fund të fundit zgjidhja do t’ju vijë po nga parlamenti. Mbajtja e grupit parlamentar jashtë sallës së parlamentit nuk i sjell asnjë dobi PS-së, Ramës po. Se bojkoti mban gjallë alibinë e tij për humbjen e zgjedhjeve, sepse qenia e Ramës jashtë parlamentit është handikap i tij dhe ai do ta kompensojë duke dalë çdo ditë në konferenca shtypi dhe opinioni i opozitës e dëgjon vetëm me gojën e mendjen e Ramës.”
Në takim që gjati afro 90 minuta, u propozuan gjithashtu edhe 7 ndryshimet statutore, te cilat kongresi i jashtëzakonshëm i anashkaloi. Një prej pikave më të rëndësishme është ajo që kryetari i partisë është i detyruar të kandidojë si deputet dhe të japë dorëheqjen e të mos rikandidojë për kreun e partisë, në rast humbje. Edi Rama pati kritika të ashpra nga brenda partisë edhe për faktin se ai nuk pranoi të udhëhiqte listën e kandidateve socialistë për deputetë.
Ylli Bufi: “Rama është kundër përmbajtjes së kësaj pakete. Ai vazhdon ët insistojë se rruga e reformimit të Partisë Socialiste është rruga e nisur prej tij, rruga e vazhdimësisë së Ramës e cila e çoi dhe me siguri do ta çojë përsëri PS-në ën humbjen e zgjedhjeve dhe në situatën të cilën ajo po përjeton. Është detyrimi statusor që kryetari i Partisë Socialiste të kandidojë në listën e deputetëve në zgjedhjet e kuvendit të Shqipërisë, si edhe të sqarohet çështja e rikandidimit të kryetarit në rast humbjeje. Unë besoj se ne kemi përbërë rastin unikal kur kryetari i Partisë që inspironte të bëhej kryeministri i vendit si kryetari i Partisë Socialiste nuk kandoidoi dhe absolutisht kjo përbën një angazhim të madh tonin, kemi detyrim statutor për ta zgjidhur këtë anomali që besoj që kanë patur ndikimet e veta në humbjen që patëm.”…/tvklan.al
Gazetari Eno Luarasi