Një 24-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në Shkodër. Policia thotë se ka identifikuar edhe autorin, i cili dyshohet se është një 22-vjeçar.
Pas ngjarjes, ai është arratisur dhe policia thotë se vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
“Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.
Mësohet se i lënduari nga kjo ngjarje, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë rrethanat e plagosjes mbeten ende mister. Policia ka nisur hetimet për t’i zbuluar shkaqet e plota të ngjarjes./tvklan.al