Janari i këtij viti ishte më i ngrohti në histori krahasuar me pararendësit e viteve të kaluara.

Agjencia europiane për klimën tha se mesatarja e Janarit 2025 ishte 1.75 gradë më e lartë se ajo e Janarëve të kaluar, ndjeshëm më e lartë se kufiri prej jo më shumë se 1.5 gradë i përcaktuar në samitin e klimës i vitit 2015 në Paris.

Ishte përllogaritur që Janari i këtij viti të ishte më i freskët se ai i 2024-ës nisur edhe nga kapërcimi i kulmit të fenomenit El Ninjo që ndikon në rritjen e temperaturave globale, por në fakt ndodhi e kundërta.

Me rekordin historik të këtij Janari po bëhet viti i dytë që muajt po thyejnë një nga një rekordet e pararendësve dhe kjo është një këmbanë alarmi për ngrohjen globale. Ekspertët ia venë fajin, çlirimit të lartë të gazërave karbonikë kryesisht nga industria dhe automjetet me karburante fosile.

Ata kanë paralajmëruar se globin e presin pasoja që as aktualisht as nuk imagjinohen nëse bëhet e zakonshme rritja me më shumë se 1.5 gradë Celsius e mesatares së temperaturave krahasuar me periudhën para-industriale në shekujt 18 – 19. Një nga rreziqet më të prekshme do të jetë shumëfishimi i fenomeneve ekstreme të motit që gjatë viteve të fundit i kemi parë shpesh.

Tv Klan