Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Lezha humb ngjyrat e një qyteti. Qyteti i lashtë 2400 vjeçar i Lezhës sot ndihet në ditët më të shëmtuara të saj. Rrugë të shkatërruara plot me gropa, baltë dhe ujë. Plehra dhe pislliqe të shumta të hedhura kudo. Kjo është panorama e sotme e Lezhës e cila nuk është ndjerë asnjëherë më parë kaq e braktisur.

U bënë shumë kohë që tashmë asfalti ka humbur gjurmë në të gjitha rrugicat e qytetit bregdetar dhe asnjë masë nuk po merret nga qeveritarët lokalë dhe qëndror. Të kalosh në rrugët e Lezhës është një sakrificë e madhe për shoferët por edhe për kalimtarët. Gjelbërimi në qytet ka humbur po ashtu.

Lezha dikur një qytezë e bukur e plot gjallëri, sot ndihet si një fshat me pallate, por që duhet të ruhet çdo moment nga gropat e kanalet e plehrave. Asgje nuk po bëhet për përmirësimin e infrastrukturës në Lezhë dhe problemet do të shtohen akoma më shumë me ardhjen e dimrit./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj