Libanezët janë të shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit në Siri. Ata druhen se një valë refugjatësh sirianë mund të dynden drejt vendit të tyre për t’i shpëtuar luftës.
“Sigurisht që do të ketë një shpërngulje të madhe nëse kushtet mbeten të tilla, do të ketë zhvendosje të shumë personave. Mediat thonë se që tani që ka një levizje të qytetarëve brenda vendit. Por më vonë, kjo situatë do të shtrihet më tej, ata do të largohen nga Siria”.
Rebelët sirianë janë gati të vazhdojnë me avancimin e tyre pasi arritën në skajin e qytetit qendror të Homsit.
Që nga kapja e qytetit të Aleppos një javë më parë, mbrojtja e qeverisë është shkatërruar në të gjithë vendin.
Ushtria e Sirisë tha se po kryente sulme ajrore rreth Hamës dhe Homsit dhe se po ripozicionohej në Deraa dhe Suweida dy qytete që janë në kufi me Jordaninë.
Zyrtarët perëndimorë thonë se ushtria siriane është në një situatë të vështirë, e paaftë për të ndalur arritjet e rebelëve dhe e detyruar të tërhiqet.
Presidenti Bassar Al Assad Asadi ishte mbështetur prej kohësh tek vendet aleate si Rusia dhe Irani për të nënshtruar rebelët, por Rusia ka qenë e fokusuar në luftën në Ukrainë që nga viti 2022 dhe udhëheqja e Hezbollahut është shkatërruar këtë vit për shkak të luftës me Izraelin.
Klan News