Shqipëria, vendi ynë, ketë jave u ndodh përpara një paradoksi , që për koincidence erdhi nga i njëjti vend Italia. 

Teksa ministri i jashtëm Fratini, premtoi me shumë dashamirësi liberalizimin e vizave për shqiptaret, brenda 6 mujorit te pare te vitit 2009, nënsekretari i Brendshëm Italian, Mantovano, bëri të ditur se 128 persona të kërkuar bredhin lirshëm në Shqipëri.

Franco Frattini: “Lash Komisionin Europian dhe parakushte shumë të qarta dhe rigoroze, për të gjitha vendet që duan një regjim të liberalizuar, prej këtyre 2 ishin më të rëndësishmet që Shqipëria i ka përmbushur. Ai mbi sigurimin e identifikimin e shtetasve me të dhënat biometrike, si garancia e vetme për të parandaluar falsifikimin dhe ilegjimitetin dhe kushti i dytë lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtarë. Nëse këto procese do të vazhdojnë së bashku me reformën zgjedhore, atë në sistemin e drejtësisë të cilat nuk janë kushte, pasi kushtet e vërteta pothuajse janë realizuar, përfshi dhe një element tjetër siç është  kontrolli i kufijve për të cilat rezultatet flasin se është bërë përpara. Ja pse besoj se nga sot në verën e 2009, procesi i liberalizimit do të përmbushet”.

Alfredo Mantovano: “Jam dëshmitar jo vetëm si përfaqësues i qeverisë italiane e punës që qeveria dhe shteti shqiptarë kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për të bllokuar trafikun e klandestinëve”.

Bujar Nishani: “Ka mjaft persona me precedent të tilla apo me veprimtari kriminale në vendet europiane, por që jetojnë në Shqipëri dhe strukturat e policisë e kanë të pa mundur të realizojnë arrestimin e tyre për shkak të pa mundësisë që  të na jepet lejet e arrestit nga ana e prokurorisë”.

Akuza indirekte për prokurorinë shqiptare në fakt është një ndëshkim fatal në radhë të parë për qytetaret shqiptare, qeverinë dhe gjithë klasën politike shqiptare, që ëndrrën europiane, nuk mund ta arrije thjeshte duke printuar një pasaporte biometrike.

Lufta ndaj kriminalitetit fatmirësisht apo fatkeqësisht, nuk është  një detyre vetëm e qeverisëse por siç dëshmojë edhe ministri i brendshëm shqiptare është dhe detyre e drejtësisë ne përgjithësi dhe prokurorisë në veçanti. Përveç sfidës se pavarësisë prokuroria shqiptare ka edhe ketë sfidë, mos realizimi i se cilës mund t’i lerë shqiptarët edhe disa vite në dyert e ambasadave./tvklan.al

Editorial nga Aleksandër Frangaj