Rreth 200 bletërritës nga fshatrat përreth qytetit të Librazhdit prezantuan në një panair prodhimin e një sezoni. Vendas e të ardhur, por edhe turistë të huaj kanë provuar mjaltin e përpunuar përmes mënyrës tradicionale, por edhe teknologjisë moderne nga bletërritësit.
Në të gjithë territorin e bashkisë së Librazhdit aktualisht ka mbi 6 mijë koshere me bletë duke e kthyer këtë zonë vitet e fundit në një nga prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit në vend. Mjalti i gështenjës, i luleve, i pishës, i listrës, akacieve etj, janë disa varietete mjalti që prodhohen vetëm në fshatrat e Librazhdit. Mjaltin e shijuan rreth një sofre edhe ministrat e pranishëm në këtë panair Arbjan Mazniku, Taulant Balla e Bora Muzhaqi.
Bazuar edhe në programet kombëtare, Bashkia e Librazhdit ka vendosur t’ju japë vëmendjen e duhur bletërritësve jo vetëm për të shtuar numrin e tyre, por për të ndikuar në rritjen e mirëqenies së shumë familjeve.
Klan News