Negociata për rishikimin e ligjit të sportit
Liga e Profesioniste e Futbollit dhe qeveria hodhën një hap drejt zgjidhjes së kërkesës për rishikimin e Ligjit të Sportit. Një takim pati të enjten në Ministrinë e Financave. Në përfundim të mbledhjes palët u shfaqën optimiste se do të ketë një rrugëdalje.
“Liga tani është bindur, ka rënë dakord që të diskutojmë dhe kanë qenë debate të frytshme dhe shumë shpejt mendoj se do të kemi zgjidhjen përfundimtare”.
“Kemi bërë ne një propozim, Ministria e Financave ka bërë një kundërpropozim për të gjetur një zgjidhje”.
Pritet që të ketë një tjetër takim të martën ardhshme mes palëve, për të ndryshuar ligjin e sponsorizimeve ku edhe komuniteti i futbollit po ngulmon më shumë. Kreu i Ligës Profesioniste të Futbollit, Edvin Libohova tha se të hënën do të ketë edhe një takim me presidentët e klubeve për të diskutuar rreth hapave të mëtejshëm.
“Është drejtë e presidentëve që unë besoj do të kem një takim ditën e hënë për ta informuar dhe për të parë më pas vazhdimin për bojkot ose jo”.
Klubet e Superligës kanë bojkotuar kampionatin që duhet të niste më 12 Shtator.
Tv Klan