Kumbaro mbron draftin. Gazetarët kundër gjobave
Deputetja socialiste Mirela Kumbaro u përfshi sot në një debat të ashpër për paketën “Anti-Shpifje” me përfaqësues të medias pak ditë para se ligji i ri të miratohet nga Parlamenti. Kumbaro u kujtoi kohen e Berishës kur familja e saj sulmohej ndërsa forcimi i rregullave të reja nga qeveria Rama vjen pasi situata në mediat online paraqitet tejet kaotike.
Ish-ministrja e Kulturës konfirmoi se gjobat do të jenë në përpjesëtim të drejtë me shifrën e xhiros totale, që bën portali, radio dhe televizioni. Këshilli i Ankesave të jetë i pavarur aq sa bordi i AMA-s kurse portalet online që në rast të vendimeve ndëshkimore mund të ankimohen pranë Bordit dhe më tej të kërkojnë pezullim në Gjykatë shtoi Kumbaro. Portalet apo mediat profesionale online do duhet vetëm të identifikohen pa pasur detyrimin të regjistrohen.
Me gjithë shpjegimet e ish-ministres përfaqësuesit e medias deklaruan se këtë lloj ligji nuk e ka asnjë shtet evropian.
Pas miratimit nga parlamenti në muajin Dhjetor Komisioni i Venecias ngriti shqetësimin për gjobat ndaj gazetarëve si dhe për mbushjen e AMA-s me anëtarë që janë militantë të PS-së në pushtet. Ligji i miratuar mund të prodhojë censurë dhe autocensurë në median online dhe jo vetëm thuhej në opinionin e Komisionit të Venecias. Rishikimi i ligjit anti-shpifje në përputhje me rekomandimet e Venecias është përfshirë si një ndër kushtet kryesore nga shtetet anëtare të BE-së që të japin votën pro negociatave.
Klan Plus