Ambasadori Amerikan Limpreht ka vizituar sot qendrën amerikane të “Partneritetit Shqiptar në Mikrokredi”. Kjo qendër ka dhënë mbi 1200 kredi që nga fillimi i aktivitetit të saj në gusht të vitit 1999 për biznesin e vogël. Ambasadori amerikan ka ditur më së miri të urojë partneritetin shqiptar në mikro kredi.

Këto çifteli dhe prodhime të tjera që shihni janë prodhim i biznesit të kredituar nga qendra ” Partneriteti Shqiptar në Mikrokredi”. Pata fatin të shihja një përmirësim të vogël për 30 minuta tha Limpreht dhe kur pashë klientin tim me çifteli dhe bakllava shtoi ai, atëherë e pashë cilësinë e jetës dhe pata fatin t’a provoj atë./tvklan.al