Apeli i Krimeve të Rënda vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Armir Grimën, i arrestuar në operacionin “Volvo 4”, si i pjesëtar i grupit Bajri.
Ish trajneri i Kombëtares së Femrave do të vazhdojë të hetohet në “arrest shtëpie”. Grimaj akuzohet për trukim ndeshjesh. Ai ishte zbuluar rastësisht nga përgjimet telefonike pas sinjalizimeve të ardhura nga autoritetet belge dhe holandeze që kishte vënë nën përgjim Safet Bajrin.
Bajri dyshohej si koka e një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte në Shkodër dhe jashtë Shqipërisë, kryesisht në trafikimin e lëndëve narkotike, pastrimit të parave dhe gjobëvënies.
Tv Klan