Gjykata e Tiranës ka liruar nga ambientet e paraburgimit Olsi Albajramajn që u arrestuan paraditen e së mërkurës në protestën e opozitës. Albajrami do të hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet për dhunë dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.
29-vjeçar ditën e protestës u dhunua nga protestuesit pasi në kokë mbante një kapuç dhe ata pretendonin se ishte efektiv policie i infiltruar mes tyre.
Ndërkohe policia e Kukësit ka proceduar 13 persona, pasi i bllokuan rrugën një ditë më parë kryeministrit Rama në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”.
Tv Klan