Sali Berisha del i lirë nga shtëpia e tij pas afro 11 muajsh. Gjyqtarja e shkallës së parë të Gjykatës së Posaçme, Flojera Davidhi ka vendosur t’i heqë masën masën e arrestit në shtëpi. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flojera Davidhi në seancën e kësaj të mërkure. Avokati Gjokutaj deklaroi se ndaj ish-kryeministrit nuk ka asnjë masë shtrënguese.

Pasi u informuan për këtë vendim, mbështetës dhe deputetë të Partisë Demokratike shkuan poshtë banesës së kryetarit Berisha.

Organizim pati dhe nga strukturat për të pritur në seli kryetarin demokrat.

Berisha u rikthye për herë të dytë në selinë e PD-së pas marrjes së partisë nga konflikti i dy grupimeve drejtuese.

Pritet që SPAK ta apelojë vendimin e gjyqtares Davidhi. Më 30 dhjetor 2023 Sali Berisha u vendos në masën arrest shtëpie. Përgjatë këtyre 11 muajve ai ka zhvilluar betejën në gjyqësor në lidhje me masën për akuzën e korrupsion pasiv duke ankimuar disa herë vendimet e tij, si detyrim paraqitje ashtu dhe arrestit në shtëpi.

Vendimi i kësaj të mërkure të gjyqtares Davidhi erdhi pasi Kushtetuesja e cilësoi legjitim vendimin detyrim paraqitjeje, ndërsa caktoi datën 27 dhjetor për të shqyrtuar kërkesën për shfuqizimin e arrestit në shtëpi. Gjithashtu të njëjtën kërkesë Berisha e kishte depozituar edhe në gjykatën e Strasburgut.

Klan News