Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ka komentuar lidhur me drejtuesit e qarqeve të Partisë Socialiste që do të udhëheqin betejën në terren për zgjedhjet parlamentare 2025.

Shkullaku ndër të tjera shprehet se nuk ka asnjë surprizë në listën e Partisë Socialiste, teksa shton se nuk kanë rëndësi emrat e zgjedhur. Gazetari ka përmendur edhe aferat për të cilat disa nga këto emra janë thirrur në SPAK.

Armand Shkullaku: Jo sepse kuptohet as ata vetë se kanë ditur, e kanë marrë vesh në moment të fundit. Aty nuk ka surprizë. Këto nuk ka rëndësi. Për mua nuk kanë rëndësi emrat.

Blendi Fevziu: Pra për ty nuk ka asnjë surprizë në listë?

Armand Shkullaku: S’ka asnjë surprizë se thashë nuk kanë rëndësi emrat që ka vendos Edi Rama.

Blendi Fevziu: Ka një kufizim të fuqisë së Veliajt në Tiranë?

Armand Shkullaku: Jo ajo është kot. Ne e dimë shumë mirë që Edi Rama është i ndjeshëm ndaj opinionit publik dhe aferat në bashkinë e Tiranës janë skandaloze.

Gjithë kjo ndershmëri për shkak se dhe dy veprat që me siguri do të hyjnë në Guinness, janë 170 milion për inceneratorin e Tiranës dhe nuk ka Incenerator. Dhe e dyta që është në rekordet botërore të korrupsionit është që fondet 100% të tenderimit i merr përsëri i njëjti që dhe jep lekët dhe ka kompaninë që është rasti i 5D.

Dhe duke qenë i ndjeshëm Edi Rama ka luajtur me imazh që psh kujt i shkon për shtat, po ja tkur fuqinë Erion Veliajt, por gjëja normale është që po ta shkarkonte nga drejtues qarku do të ishte një mesazh politik për votuesit. Është ajo loja që këtu kanë qejf ta besojnë vetëm budallenjt që ka një konflikt mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ajo është një lojë që bën Edi Rama herë pas here./tvklan.al