Derbi i shumëpërfolur, Inter-Milan, i vlefshëm për Kupën e Italisë, është ndjekur edhe nga konkurrentet e spektaklit Love Story.

Meri, Generda dhe Redona janë bërë bashkë mbrëmjen e 26 janarit, ku kanë bërë tifo për dy skuadrat e Serisë A.

Meri tifoze e zjarrtë e Milanit: Kam luajtur me djemtë e lagjes dhe…

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Meri ka deklaruar se është një tifoze e zjarrtë e Milanit, teksa ka treguar se ka luajtur futboll kur ka qenë e vogël.

Je tifoze që bërtet apo shan?

Meri: Unë bërtas, më pëlqen kur Milani arrin aty ku unë dua. Kur Juventus luan, ndeshjet shiten.

Redona për kë bën tifo?

Unë për Milanin.

Generda ti je interiste?

Po! Jam tifoze e Inter që kur kam qenë e vogël. Ne kemi jetuar afër Milanos dhe shkoja shpesh me babin në stadium për të parë Interin, edhe kur luante me Milanin. Shumica e herëve ka fituar Interi, i kam sjellë pak fat.

Generda bën deklaratën e radhës për Enxhëll: Është një show girl!

Videomesazhi i Enxhëll vijon të jetë temë debati gjatë kësaj jave të 11-të të spektaklit Love Story në TV Klan.

Vajzat e kanë komentuar sërish rikthimin e mundshëm të Enxhëll, teksa Generda ka theksuar për programin “Daily Love Story”, se ajo është një show girl.

Ju nuk e justifikoni aspak videomesazhin e Enxhëll sepse na ndodh të gjithave të pendohemi për diçka?

Generda: Enxhëll pati thënë që nuk është show girl dhe me këto që po bën, po bëhet një show girl.

Meri: Nuk më pëlqen të flas për këtë. Ndoshta ajo ka pasur ato arsyet e veta. Nëse do ishte vërtetë presioni i familjes, ajo nuk do ta merrte sërish iniciativën për t’u rikthyer.

Vajzat zbulojnë për cilën skuadër bën tifo Saimiri

Redona, Generda dhe Meri, kanë kaluar një mbrëmje të këndshme bashkë, teksa kanë ndjekur ndeshjen Inter-Milan, të datës 26 janar.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, vajzat kanë treguar për eksperiencat e tyre në futboll.

Më tej ato kanë zbuluar edhe skuadrën për të cilën Saimiri bën tifo.

E dini ju se për cilën skuadër bën tifo Saimiri?

Redona: Real Madrid!

Generda: Unë kam qenë gjithmonë tifoze e Real Madrid sepse ka qenë Ronaldo. Kur e hiqte Ronaldo bluzen që e shtrydhte…Unë them që ka për t’u kthyer prapë!

Takim me Saimirin pasi iku nga spektakli? Çfarë deklaron Keisi

sh-konkurrentja e spektaklit Love Story, Keisi Zela, ka folur së fundmi për vajzat e mbetura në garë dhe se si ka vijuar jeta e saj pas eliminimit.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Keisi ka komentuar edhe videomesazhin e Enxhëll, e cila ka kërkuar të rikthehet në emision.

Çfarë bëhet me ty pas Love Story-t?

Vazhdoj punën time si më përpara, me projekte të reja, me gjëra të reja. Jetë e thjeshtë si gjithmonë. Pas spektaklit të Love Story, duke qenë se më kanë ndjekur shikuesit, producentë, kam marrë një ofertë për një film që do bëhet tani afër dhe unë jam pjesë.

Cila nga vajzat që ka mbetur mendon se është më e denjë për Saimirin?

Unë kam pasur marrëdhënie të mirë me të gjitha vajzat. Kanë mbetur vajza që unë nuk i kam njohur aty, por mua më duket një vajzë fisnike Meri. Shkojnë si çift./tvklan.al