Saimir Kasemi, protagonisti i spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka treguar pak nga ndjesitë e tij në takimet me vajzat e kastit.
Ai tregon se vajzat kanë filluar të krijojnë xhelozi me njëra-tjetrën, teksa shprehet se i vjen keq për këtë fakt.
Ai është ndalur pak tek dy konkurrentet që eliminoi, Klean dhe Julin, teksa ka dhënë edhe argumentin përse ka vendosur mos t’u dhurojë trëndafil dy vajzave.
Pas takimit me motrat binjake dhe Vivien, protagonist i “Love Story” në TV Klan, Saimiri, vendosi t’i jepte një shans edhe dy bukurosheve të tjera, Merit dhe Xhesit.
Kjo është hera e dytë që ai e fton Merin në një takim, pasi pati edhe një bisedë tek vila e tij, në mëngjesin e organizuar me të gjitha vajzat.
Në një intervistë për programin Daily Love Story, Xhesi ka treguar se e kishte pak me siklet pjesën e eliminimit pasi druhej nga fakti që nuk kishte patur kontakte më të.
Përveç Kleas dhe Julit që ishin dy vajzat e eliminuara të mbrëmjes, lotët shoqëruan edhe takimin mes Vivien dhe Saimirit, teksa bukuroshja nga Durrësi u prek në momentin kur rrëfeu për të atin që ishte ndarë nga jeta kur ajo ishte ende një fëmijë.
Në një intervistë për “Daily Love Story”, konkurrentet e tjera kanë dhënë mendimin e tyre për këtë zgjedhje të Saimirit, teksa binjaket kanë habitur me reagimin e tyre.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, konkurrentja Kejsi është pyetur për vajzat që Saimiri zgjodhi për takimet e rradhës, Xhesin dhe Merin.
Veç të tjerash 23-vjeçarja ka thënë se ato janë të dyja vajza të qeta, të matura dhe shtëpiake.