Toka kineze nuk do të ketë lëkundje të forta gjatë zhvillimit të lojërave Olimpike Pekin 2008. Një fakt i tillë është vërtetuar nga shërbimi kombëtar i tërmeteve në Kinë. Të dhënat janë përfituar nga 107 stacione sizmike të cilat operojnë në një zonë 150 mijë km katror.
Megjithatë qyteti i Pekinit, përfshirë qendrat e tjera ku do të mbahen lojërat Olimpike kanë 3 vjet që po hartojnë planet e emergjencës, vetëm kryeqyteti kinez ka ngritur 31 bunkerë anti-tërmet të cilët mund të presin rreth 3 milion njerëz. Organizatorët sigurojnë që të gjitha ndërtesat ku do të zhvillohen garat mund t’i rezistojnë lëkundjeve deri në 8 ballë riter.
Kina është një nga vendet me aktivitetin më të lartë sizmik në botë./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku