Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika, janë një nga çiftet më simpatikë në Shqipëri. Ata njihen për dashurinë dhe respektin e madh që kanë për njëri-tjetrin dhe këtë gjë e shprehin shpesh herë edhe nëpër rrjetet e tyre sociale.
Së fundmi ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, ka treguar përmes një postimi në “Instastory”, se Monika pas dy muajsh po gatuan për herë të parë dhe sipas tij, kjo datë duhet të mbahet mend.
Në postimin e tij shihet bashkëshortja e tij që po gatuan pasta.
“08.09.2020. Ditë për t’u mbajtur mend. Monica Cana më në fund po gatuan pas 2 muajsh”, shkruan ai me humor.
Kujtojmë se në janar të këtij viti, Monika i solli në jetë fëmijën e dytë, Lorikut, një vajzë që e pagëzuan me emrin Enkeleida. Me siguri, për shkak të përkujdesjes së madhe që ka pasur për vajzën e vogël, Monika e ka lënë pasdore Lorikun. /tvklan.al