Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, është duke bërë gati një lëvizje tepër të rëndësishme për ekipin, siç e kanë cilësuar të përditshmet britanike.
Spanjolli kërkon të blejë mesfushorin e kombëtares shqiptare, dhe kapitenin e Olimpik Marsejës, Lorik Cana për të zëvendësuar Xabi Alonso, i cili ka shumë mundësi të nxirret në shitje nga klubi anglez në përfundim të kampionatit.
Gazeta Daily Mirror dhe ajo Telegraph e disa të tjera, thonë se Benitez është tifoz i Lorik Canës, stili i lojës së të cilit është identik si ai i spanjollit Alonso.
Benites ka angazhuar ish futbollistë të Liverpoolit që të interesohen për Canën, madje thuhet se po bëhet gati një dosje e madhe mbi mesfushorin e zgjuar dhe me grind.
Lorik Cana mund të kushtojë 10 milionë paund, dhe mund të jetë më i arritshëm për Benitez nëse Xabi Alonso do të blihet nga Juventusi që ka shfaqur interesim edhe më parë, por Benitez dëshiron ta ketë Canën edhe nëse Alonso nuk largohet.
Shqiptari 25-vjeçar kishte interesimin edhe të dy klubeve të tjera angleze, Arsenal dhe Everton./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe