E ardhmja e Carlo Ancelotti nuk do të jetë te Real Madrid. Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, italiani ka vendosur për tu larguar, pavarësisht asaj që do të ndodh dhe bilancit në fund të sezonit.
Duke iu referuar këtyre burimeve, Ancelotti është lodhur nga presioni i lartë në Madrid, shtuar nga humbja në Superkupën e Spanjës.
Italiani, i cili rinovoi kontratën e tij në Dhjetor të 2023 është tashmë më i suksesshmi në historinë e klubit, me 2 trofe kampionati, 2 Champions League, 1 Kupë Mbreti, 1 Superkupë Europiane dhe Spanjolle, si edhe një Botëror Klubesh.
Ai rinovim ishte befasues sepse shumë menduan për një fund të ciklit dhe mbi të gjitha sepse Kombëtarja e Brazilit kishte shprehur hapur pëlqimin.
Ancelotti e shijon në maksimum çdo ditë në klub, u kthye i emocionuar dhe në kryeqytetin e Spanjës ka gjetur lumturinë e plotë, por ndjen edhe se kjo etapë e dytë në pankinën do të përfundojë në verë.
Emri që mund ta pasojë nuk ka ndryshime, pasi në krye të dëshirave të presidentit, Florentino Perez, tashmë i konfirmuar në këtë detyrë deri në vitin 2029 mbetet Xabi Alonso.
Tekniku, Bayer Leverkusen shihet si favorit për të zëvendësuar në stol Ancelottin.
Klan News