Janë lot gëzimi! Gëzim qe buron nga gjirizi i shpresës që ofron çdo fundjavë “Më shumë dashuri”.
Kjo është Rajmonda, një vajzë e re që ka humbur dëgjimin në moshën 2-vjeçare dhe që u adoptua nga një familje italiane, qëllimi i së cilës, në fakt, nuk ishte ndihmë ndaj vajzës, por përfitimi i ndihmave nga qeveria fqinje.
Por tashmë pas 15-vjetësh, Rajmonda arrin të takohet me familjen e saj biologjike, përmes emisionit “Më shumë dashuri”.
Personazhi i dytë i kësaj mbrëmje ishte Alketa, një studente e shkencave natyrore, e cila rrezikonte të ndërpriste studimet për pamundësi ekonomike, por e shtuna ka rezervuar shumë surpriza për të në ditën e 40-vjetorit: heqjen e taksës së shkollës dhe premtimi se nëse do të vazhdojë me këto rezultate ajo do t’i bashkëngjitet stafit akademik.
Shpesh fati kontrollon jetën tonë. Kështu ka ndodhur me Zenelin, një emigrant shqiptar që kishte ndërtuar jetën në Londër, e po ndërtonte edhe familjen me një bukuroshe angleze, por në rrugëtimin për të lajmëruar familjen në Kukës për fejesën, ai pëson një aksident rrugor, ku i paralizohen gjymtyrët.
Historia e tij preku stafin e “Më shumë dashuri” dhe drejtuesit e Spitalit Amerikan të Tiranës, të cilët morën përsipër ekzaminimin e Zenelit dhe dërgimin e tij në disa prej spitaleve homologëve në Evropë.
“Nëpërmjet këtij emisioni më ka dhënë më tepër forcë, më tepër, më tepër konfidencë.”
Dy motra kanë rrëfyer historinë e tyre tragjike të prangosjes së babait të tyre të arrestuar për vrasje. I kanë shkruar një letër emisionit të së shtunës në TV Klan dhe “Më shumë dashuri” u mundësoi takimin e tyre me babain në burg pas 7 muajsh.
Nën regjinë e Vera Grabockës, produksionin e Ermal Mulosmanit, me skenar të Iris Luarasit e drejtimin e Alketa Vejsiut surprizat dhe ëndrrat vazhdojnë çdo të shtunë./tvklan.al