Sergei, një nga ish- ishullorët e vilës së dashurisë që u eliminua të shtunën e kaluar në ‘prime’, pasi asnjë nga vajzat nuk e zgjodhi për t’u bërë çift me të, duket se nuk e ka kaluar lehtë këtë eliminim.

Me anë të një postimi në Instagram ai ka treguar se nuk e ka pritur mirë, por do të vazhdojë të ecë përpara. Nuk e dimë nëse kjo është një ‘kunjë’ për Ildën, pasi kur ishte në vilë ai i dhuroi kësaj të fundit një trëndafil.

“Dashuria është si trendafili me lule e gjemba! Fal mbështetjes tuaj që më keni dhënë do të ringrihem më i fortë,” shkroi ai në Instagram.

Pas largimit nga vila e dashurisë, Sergei ka rrëfeu për momentet e bukura që ka kaluar në këtë episode, më shumë lexoni këtu. Episodet ditore të Love Island Albania i shikoni çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan.

/Love Island Albania