Lëvizja Socialiste për Integrim shpalli fillimin e fushatës elektorale. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues, kryetari Ilir Meta bëri të ditur platformën organizative të partisë, duke paralajmëruar hartimin gjatë kësaj periudhe, deri në prag të zgjedhjeve të qershorit të atij që e cilësoi programi qeverisës për 2009-2013.
Ilir Meta: “Kryesia qendrore e LSI-së të kthehet në shtabin qendror të fushatës. Deri në mars ne duhet të tërheqim mendimin e çdo anëtari të LSI-së për kandidatët për deputet sipas parimit “një anëtar një votë”. Kërkojmë si kryesi nga ju si komitet drejtues kombëtar mandatin për të ndërtuar dhe formalizuar koalicionin fitues të zgjedhjeve të ardhshme, në mënyrë që brenda muajit mars të formalizohet gjithçka që ka të bëjë me koalicionin, por edhe me programin.”
Meta tha, se programi i LSI-së synon luftën kundër varfërisë dhe monopoleve si dhe krijimit të mirëqenies sociale. Meta tha i sigurt, se partia që drejton do të dalë në zgjedhjet parlamentare forcë e parë politike, si përfaqësuese e interesave të të gjithë shqiptarëve./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi