Petrit Vasili: “Jemi këtu përpara jush për të ftuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Ramën që të administrojë me qetësi humbjen dhe ta pranojë atë në mënyrë qytetare, sepse në fund të fundit ky ishte verdikti që shqiptarët dhanë në 28 qershor. Sot është dita më e përshtatshme kur Edi Rama do duhej të reflektonte thellë dhe të kërkonte ndjesë për fajin fatal, për kodin zgjedhor anti-opozitar që ai bëri dhe me qëllimin e vetëm për të asgjësuar LSI-n e që i humbi në realitet opozitës mbi 12 mandate ku shumica e të cilëve i përkisnin LSI-së si dhe për mijëra vota opozitare të cilat vajtën dëm për shkak të formulave të liga të hartuara prej Ramës dhe arqitektëve të tij të kodit zgjedhor. Opinioni publik duhet ta dijë mirë se nderi dje Edi Rama, çonte emisarë Ilir Metës për ta bërë atë kryeministër duke blerë deputet nga e djathta në bazë të mekanizmit dhe i pa çliruar nga filozofia e trafikimit të votave dhe njerëzve. Filozofi e cila ishte dhe baza e mekanizmit mafioz dhe polices, manipulativ të tij në dëm të mijëra e mijëra votave të LSI-së. Ai dështojë gjithashtu edhe me tentativën e ndërtimit të nj qeverie PS-PD që do destabilizonte thellë vendin dhe do ta zhyste atë në një krizë shumë të thellë politike, ekonomike dhe sociale dhe doli më tej pastaj para medias me mllef e me shumë tërbim ndaj marrëveshjes parimore dhe kushtetuese mes LSI-së dhe PD-së. Edi Rama, duhet të skuqet e të turpërohet kur përmend 87 mijë votat e LSI-së, sepse ato ishin vota të një sakrifice çnjerëzore të njerëzve të LSI-së, për t’i shpëtuar nga thonjtë e manipulatorëve mafioz të paguar me miliona euro nga Edi Rama. Ne kemi qindra fakte që provojmë manipunilimin e turpshëm dhe masiv të misionerëve të paguar nga Edi Rama në dëm të LSI-së, e ftojmë pra me shumë dashamirësi dhe me shumë qetësi Edi Ramën të heqë dorë nga destriktiviteti dhe obstruksionizmi tepër i vjetruar që bllokon institucionet dhe funksionimin e shtetit për hir të problemeve të brendshme të tij me partinë dhe karrierën e tij, probleme që do duhet t’i zgjidhë me veten dhe partinë që akoma drejton”./tvklan.al