Çështja shqyrtohet në Kushtetuese. Ish-anëtari i KPA u dënua për falsifikim dokumentesh
Ish anëtari i Kolegjit të posaçëm të apelimit, Luan Daci kërkon në Gjykatën Kushtetuese heqjen e dënimit nga të treja shkallët e gjyqësorit për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë.
Daci kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk i pranoi rekursin, zhbërjen e vendimit të Apelit të GJKKO dhe rikthimin e çështjes për gjykim në shkallë të parë pasi sipas tij janë vendime anti-kushtetuese.
Klan News