Luan Hoxha: “Së pari dua të vlerësoj të gjithë oficerët, nënoficerët, ushtarët tanë kudo qofshin për përkushtimin dhe realizimin e detyrave të kurorëzuara me marrjen e ftesës në samitin e Bukureshtit. Ka kohë që shumë prej jush kanë kërkuar prononcimin tim si shef i shtabit të përgjithshëm për përgjegjësitë e Shtabit të Përgjithshëm dhe të Forcave të Armatosura në ngjarjen tragjike të 15 marsit. Kam zgjedhur me ndërgjegje të plotë dhe me vetëdije rrugën e mos prononcimit tim në media, duke qenë i bindur se vetëm në këtë mënyrë do të ndihmoja, ndoshta dhe në mënyrë modeste që në vendin tonë, tashmë të fillonin të thonin fjalën e fundit për ngjarje të këtyre përmasave vetëm institucionet përkatëse. Jam plotësisht i bindur se ky qëndrim ka qenë në një linjë me respektin ndaj ligjit dhe dëshirës sonë për të ngritur një shtet ligjorë serioz dhe të denjtë, ku vendimet merren pas gjykimeve dhe jo para atyre. Një shtet në të cilën ne dhe fëmijët tanë duhet të kenë dëshirë të punojnë dhe jetojnë”./tvklan.al