Lajme Arkiva 2003

Ministri i Rendit Luan Rama vizitoi në Spitalin Ushtarak ku po kurohen nga plagët e marra dje në Bathore tre punonjësit e policisë. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ministri i rendit u ka përcjellë të plagosurve edhe interesimin e Presidentit të Republikës Alfred Moisiu dhe kryeministrit Fatos Nano.

Sulmi ndaj punonjësve të policisë në detyrë sipas kreut të rendit nuk qe vepër e protestuesve të Bathores por vetëm e disa elementëve që kanë përfituar nga rrëmuja. Pasi u ka uruar shërbim të shpejtë efektivëve që u përballën në mënyrë të drejtpërdrejtë me turmën, ministri Rama tha se autorët e ngjarjes nuk do të tolerohen dhe se do të ndëshkohen sipas ligjit.

Luan Rama: Të gjithë efektivët  e policisë në detyrë do të kenë mbështetjen maksimale të shtetit dhe nuk do të lejojmë askënd të nëpërkëmbë më dhe të përsërisë skena kur policia nëpërkëmbet dhe përbaltet. Ndarja, identifikimi i personave kriminel apo banditë sepse edhe ata që qëllojnë me gur institucionet e shtetit nuk kanë të bëjnë me qytetarët në protestë dhe kam gjetur mirëkuptimin e përfaqësuesve të qytetarëve në protestë dhe ata po bashkëpunojnë me policinë për të identifikuar këta njerëz që kanë provokuar edhe protestën e tyre në funksion të ndëshkimit ligjor, nuk do të ketë asnjë hezitim.

Deri më tani burimet konfirmojnë se ka disa persona të shoqëruar lidhur me sulmin e djeshëm ndaj policisë në zonën e Bathores. Ende nuk është dhënë deklarim zyrtar nëse ka të ndaluar si të dyshuar se kanë ndaluar dhe kanë qëlluar policët gjatë kryerjes së detyrës./tvklan.al