Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, është takuar me zgjedhës të zonës 6 në kryeqytet.
Xhuveli ka kërkuar votën e tyre në zgjedhjet e 28 Qershorit duke e konsideruar programin e partisë që drejton të njëjtë për zhvillimin e zonave rurale dhe atyre urbane.
Lufter Xhuveli: “Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë ka dëshmuar në çdo rast që është pjesë e vendimeve konstruktive, pjesë e vendimeve pozitiviste që ka marrë dhe merr qeveria shqiptare, që ka marrë dhe mbështet parlamenti shqiptar. Pikërisht për këto arsye edhe për ato kontribute që Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë ka vënë deri më sot unë besoj që ne e meritojmë që të jemi më të mbështetur se çdo herë tjetër.”
Edhe në këtë fushatë Partia Agrare Ambientaliste garon përkrah koalicionit të djathtë./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe