Një sistem modern kamerash monitoruese, do të funksionojnë 24 orë dhe një tra elektronik do të mundësojnë kontrollin më të mirë të hyrjeve dhe daljeve të automjeteve dhe të vizitorëve në parkun kombëtar të malit të Dajtit.
Gjate inaugurimit të këtij sistemi ka qenë dhe Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, sipas të cilit këto kamera do të shërbejnë për të bërë më të sigurt këtë park.
Vitin e ardhshëm është parashikuar që të ndërtohen 5 kampingje me parkime për automjete për vizitoret.
Lufter Xhuveli: “Me punën që është bërë gjer tani mund të them që është vendosur trau elektronik në hyrje të parkut të Dajtit të shoqëruar me kamera të vëzhgimit për gjithë territorin përreth. Janë përmirësuar një sërë shesh pushimi për makinat, për ecjen e njerëzve, janë vendosur tabelat informuese dhe orientuese, janë riparuar një sërë çezmash si dhe është shoqëruar me ndërtimin e një fidanishteje e cila po shërben për rritjen e fidanëve që do të ndihmojnë në vazhdimin e më tejshëm të udhëzimit”.
Sipas ministrit Xhuveli ky projekt do të synojë shtrirjen edhe në parqet e tjera kombëtare të vendit./tvklan.al