Lufter Xhuveli: “PAA si pjesë e koalicionit dhe kontribuuese në rezultatin e zgjedhjeve e përshëndet dhe e mbështet këtë koalicion. Duke shprehur bindjen se kjo është zgjidhja më me mirë për vazhdimin e reformave për të ruajtur zhvillimin e stabilizuar të vendit dhe për të ecur me ritme të shpejta në rrugën e integrimit evropian. Ne e konsiderojmë arritjen e kësaj marrëveshje si një hap të ri pozitiv në emancipimin e mëtejshëm të politikës shqiptare dhe nuk pajtohet me qëndrimet konservatore të asaj pjese të klasës politike, e cila në vend që të pranojë humbjen dhe të kontribuojë në kapërcimin e problemeve kërkon të mbajë vendin të mbërthyer pas barrikadave politike.”/tvklan.al