Luiza Gega u rikonfirmua kampione e Ballkanit në 3000 metra me pengesa. Atletja shqiptare triumfoi duke kaluar finishin me kohën 9 minuta, 26 sekona e 40 të qintat.
Ky kampionat Ballkanik i zhvilluar në Izmir kishte vlerë edhe si shansi i fundit për kualifikim për atletët për Europianin e Atletikës që do të zhvillohet në Romë muajin e ardhshëm. Ekipi shqiptar u përfaqësua me 8 atletë.
Tv Klan