Modeli i dështuar dhe korruptiv që Edi Rama vendosi në Bashkinë e Tiranës kërkon të kthehet sot ne modelin e ri për t’u instaluar ne të gjithë Shqipërinë.

Kështu është shprehur Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, gjate një takimi me banorë të Bashkisë se Belshit dhe komunave Fierzë, Rrasë e Shushicë.

Sipas numrit një te Ministrisë se Jashtme ne gjithë këto vite, vëmendja e kryebashkiakut Rama  është e përqendruar vetëm tek lejet e ndërtimit, ku fitimi i ndarë me bashkëpunëtorët e tij, natyrshëm, ka thënë Basha, është tepër i madh.

Lulzim Basha: “Ne nuk mund të lejojmë që modeli i dështuar të rikthehet si model i ri. Nuk mund të lejojmë që në 28 leje ndërtimi 19 t’i marri vetëm shoku i kryetarit. Ne nuk mund të lejojmë që në 18 vepra publike, 14 t’i ndërtojë vetëm një kontraktor, kushdo qoftë ky. Nuk mund të lejojmë që klientela, miqësitë dhe aferat korruptive të jenë motivi i administratës”.

Për të kuptuar modelin qeverisës të Ramës, tha Basha, mjafton të shikosh rrugët dhe trotuaret e kryeqytetit të cilat, ndonëse kanë kushtuar një mal me para, pak muaj ose ditë pas rikonstruksionit janë shkatërruar plotësisht.

Ky model, tha Basha, nuk mund të konkurrojë me autostradat që po ndërtohen nga jugu në veri, me shkollat, hidrocentralet e termocentralet, me imazhin tjetër që Shqipëria si anëtare e NATO-s ofron në mbarë botën./tvklan.al