Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha është takuar me banorë të komunave Labinot Fushë, Gjergjan dhe Gracenë. Në këtë takim shefi i diplomacisë shqiptare tha se kjo mazhorancë e drejtuar nga Sali Berisha ka justifikuar plotësisht besimin që i dhatë më 3 korrik të 2005.

Në më pak se 4 vjet tha Basha, u dyfishuan pagat dhe pensionet. Infrastruktura e Shqipërisë po ndërtohet nga jugu në veri, qytetarët kanë sot energji të pandërprerë  si dhe janë bashkuar familjes euroatlantike.

Lulzim Basha: “Ne kthyem besimin tuaj në rroga më të larta, në më shumë rrugë, ujësjellës, kanalizime, në 23 orë drita, ne e kthyem besimin tuaj në futjen e Shqipërisë në NATO, nënshkrimin e Marrëveshjes Stabilizim-Asociimi, ne aplikuam për BE-në dhe ne do ta çojmë vendin drejt anëtarësimit të plotë, ne do ti heqim vizat. Është e vështirë tu thuash shqiptarëve sot se Sali Berisha ju gënjen se do t’iu heq vizat. Kur njëherë në javë një ministër i BE-së ju thotë ne kemi besim tek qeveria e Sali Berishës dhe se së bashku ne do ta arrijmë atë që dukej një ëndërr 4 vjet më përpara, lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptar.”

Asnjë nga këto arritje tha Basha nuk mund të bëhej e mundur pa luftuar krimin dhe korrupsionin që po e mbante peng vendin. Sot i vetmi qytet që po vuan nga korrupsioni dhe paaftësia është bashkia e Tiranës e drejtuar nga Edi Rama./tvklan.al