“Kjo është barakja jonë, mirëserdhët…”
Dashamir Shehi, bashkëthemeluesi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar u zgjodh deputet në Tiranë si pjesë e listave shumë emërore të Partisë Demokratike.
Por në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai dhe bashkëkryetari Ekrem Spahiu, deklarojnë se janë gati të dalin edhe të vetëm ndonëse janë të hapur të mirëpresin në koalicion çdo forcë tjetër, qoftë e djathë apo e majtë, e rëndësishme të kenë qëllimin e përbashkët për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Bashkëpunim që Shehi thotë se do të varet nga ndryshimet e ligjit zgjedhor.
Shehi është kundër nismës së shumicës për të luftuar përmes një komisioni të posaçëm korrupsionin. Sipas tij, socialistët kanë pasur kohën e mjaftueshme për ta bërë këtë luftë dhe tani kanë si synim të vetëm të luftojnë institucionet e reja të drejtësisë.
Tv Klan