Rreth 1.6 milionë njerëz u mblodhën në plazhin Kopakabana të Brazilit, duke sfiduar vapën për një koncert falas të yllit te popit, Madona, i fundit i turneut të saj botëror “Celebration”.
“Mbretëresha e Popit” e filloi shfaqjen me hitin e saj të vitit 1998 Nothing Really Matters. Autoritetet braziliane vlerësojnë se nga ky koncert u shpenzuan 3,9 milionë Dollarë, ndërsa për ekonominë mund të sjellë të ardhurave mbi 6 milionë Dollarë amerikane.
Faqja zyrtare e Madonnas e shpalli koncertin e mbajtur në Brazil si më të madhin ndonjëherë në karrierën e saj prej katër dekadash.
Tv Klan