Lajme Arkiva 2003
Kryeministri Fatos Nano ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko gjatë takimit me homologun maqedonas Buckovski se Shqipëria do të dërgojë trupa paqeruajtëse për tu ndeshur me shqiptarët e AKSH-së në Maqedoni.
Ai është shprehur se Majko nuk është Ministër i luftës, por i Mbrojtjes. Por edhe Ministria e Jashtme reagoi një muaj më parë lidhur me mospjesëmarrjen e Majkos në takimin e Beogradit për stabilitetin rajonal vetëm për shkak të pranisë së qeveritarit serb Çoviç.
E njëjta situatë po paraqitet edhe gjatë këtyre ditëve, gjë që po sjell të tjera debate brenda ekzekutivit. Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka reaguar pas deklaratës së ministrit maqedonas së mbrojtjes Vlado Buckovski.
Buckovski mohoi të ketë diskutuar me Majkon në Sofje çështjen e dërgimit të ushtarëve në Maqedoni në kuadrin e forcës paqeruajtëse atje. Ministria jonë e mbrojtjes thekson se propozimi i Majkos për dërgimin e paqeruajtësve shqiptarë ishte formal, por gjithsesi është mirëpritur nga homologu maqedonas Buckovski./tvklan.al