Një shqiptar në Itali ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur në Castel Guelfo.
Sipas mediave italiane, viktima është një 35-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Viktima po drejtonte një automjet “Toyota Yaris” dhe humbi kontrollin, e për pasoja doli nga rruga duke u përmbysur disa herë. 35-vjeçari ndërroi jetë menjëhërë, ndërsa pasagjeri 36-vjeçar që udhëtonte bashkë me të ka mbetur i plagosur.
Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, që i morën jetën 35-vjeçarit shqiptar. /tvklan.al