Një makinë është përplasur me një furgon policie para se të shpërthente në flakë në qendër të Parisit, në një zonë të populluar me turistë.

BBC raporton se shoferi, i cili ishte i armatosur, është plagosur rëndë. Policia franceze thotë se situata është nën kontroll dhe nuk ka patur asnjë person tjetër të lënduar. Mediat franceze, duke cituar burime policore, thonë se akti ishte i qëllimshëm.

Franca është aktualisht në gjendje alarmi pasi u godit nga një valë sulmesh terroriste gjatë viteve të fundit. Një polic u qëllua për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në muajin prill, pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën në qendër të Parisit dhe ka nisur hetimet për këtë incident. Në vendngjarje ndodhen edhe hetuesit e anti-terrorizmit.

/tvklan.al