Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berlin, ku një makinë është përplasur me portën kryesore të zyrës së Kancelares gjermane Angela Merkel.
Incidenti ndodhi gjatë kohës që Merkel po zhvillonte një komunikim virtual me drejtuesit e landeve në Gjermani, me të cilët po diskutonte hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për pandeminë.
#BREAKING: Car seen crashing into gate of Merkel’s Chancellery in Berlin pic.twitter.com/XXBKvhvIVK
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) November 25, 2020
Policia gjermane ka deklaruar se përplasja me portën kryesore të zyrës së Merkel ishte e qëllimshme. Makina ishte e mbuluar me mbishkrime “vrasës të fëmijëve dhe të moshuarve”. Shoferi është arrestuar nga forcat policore dhe hetimet për këtë ngjarje janë në vijim.
Parrullat konsiderohen si një mesazh kundër politikave të Merkel për të luftuar pandeminë. /tvklan.al