Rey Manaj ka rinovuar kontratën me skuadrën e Sivasspor në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares dhe klubi turk, firmosën zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2026.

Ky rinovim vjen në një kohë kur Manaj përflitej për një kalim të mundshëm te skuadra e Trabzonspor. Në Turqi thuhej se marrëveshja ishte afër, por ky rinovim ka ndryshuar të gjithë rrjedhën.

Pavarësisht dëmtimeve të shumta, Manaj ka qenë në fushë në 954 minuta në 12 ndeshje të kampionatit, ndërsa ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 4 herë. Edhe sezonin e shkuar, lushnjari ishte vendimtar për Sivasspor, ku shënoi 22 gola në të gjithë kompeticionet.

Këtë edicion klubi synon rezultate edhe më të larta, ku synim është kualifikimi në Kupat e Europës. Vlera e Manaj në treg vlerësohet me shifrën e 4 milionë Eurove. /tvklan.al