Manastiri i Ardenicës është objekti historik më i vizituar në Shqipëri për këtë vit. Vetëm në 8 muajt e parë të 2024 ai ka pritur 17 mijë turistë nga e gjithë bota.
I vendosur mbi kodrat e Myzeqesë, midis Fierit dhe Lushnjes, manastiri mesjetar po tërheq gjithnjë e më tepër turistë.
Qindra të huaj mund t’i takosh brenda një ditë në Ardenicë të cilët ndalojnë në këtë manastir nisur edhe nga emri i Marisë Hyjlindëse që ai mban. Dera e manastirit është gjithmonë e hapur dhe për turistët që shkojnë drejt jugut, kjo pikë është ndalesa kryesore në axhendën e tyre.
“Manastiri është gjëja më e bukur që kam parë. Kemi qenë në Shkodër, Krujë, Berat e Gjirokastër, dhe gjithçka na ka pëlqyer, na vjen keq që do të kthehemi në shtëpitë tona, kam 10 ditë në Shqipëri, por ky vend në manastir më dha emocione të shenjta në kuptimin e historisë vendase që ai mbart.”
“Ishte surpriz ky udhëtim për mua kam takuar njerëz të sjellshëm dhe të dashur, kam parë peisazhe të bukura, shqiptarët janë mikpritësa dhe ky manastiri është vendi absolut më i bukur që kam parë, jam e emocionuar sepse sapo kalova portën e manastirit më është rrënqethur mishi, këtu ndjen thellë historinë fetare të atyre viteve.”
“Është vend i bukur sidomos plazhet, kam vizituar shume prej tyre më ka pëlqyer edhe ushqimi.”
“Ështe hera e parë që kam ardhur, ishim kuriozë të shihnim Shqipërinë sepse dëgjuam fjalë të mira për vendin tuaj dhe kënaqësia ishte e madhe. Shëipëria ka shumë për të investuar në turizëm dhe mendoj se në 10 vitet e ardhshme këtu do të këtë një zhvillim të madh turistik dhe për këtë jua garantoj se është e sigurt, jua uroj sinqerisht.”
Festat lokale po tërheqin vëmendjen e dhjetëra turistëve të cilët kanë vendosur të vizitojnë manastirin.
Grupet e huaja rastësore i janë bashkuar festës vendase duke u përzier me valltarët dhe kanë memorizuar në fotografi motivet popullore të trevës së Myzeqesë.
Manastiri i Ardenicës është vendi që më së shumti këtë vit është vizituar nga turistët Italian, Gjerman, Francez e Spanjoll.
Gjithashtu për vlerat që zotëron ky tempull, e bëjnë atë një nga qendrat me tërheqese të turizmit studimor.
Klan News