Komisioni i Venecias është mbledhur në sot në sesionin plenar ku do të shqyrtojë edhe kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për një opinion për mandatin e deputetes socialiste ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.
Janë pesë pyetje drejtuar Komisionit të Venecia-s ku nga kryeparlamentarja Spiropali kërkohet opinion për rolin e Kuvendit të Shqipërisë në trajtimin e rasteve kur ka pretendime për pa-pajtueshmëri të mandatit të deputetit.
Thelbi i kërkesës ka të bëjë nëse a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputeti.
Po ashtu Venecias i kërkohet të deklarohet se cili është mekanizmi, nëse ka, për të detyruar deputetët të votojnë pro, kundër apo abstenim.
Venecia po ashtu duhet t’i tregojë Kuvendit të Shqipërisë, a mundet Gjykata Kushtetuese të krijojë normë të re kushtetuese, e cila nuk ka lidhje me kompetencën e saj interpretuese të një norme në fuqi.
Në këtë sesion plenar të komisionit të Venecias merr pjesë kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali e shoqëruar vetëm nga Klotilda Bushka si kryetare e Komisioneve të Ligjeve.
Një ditë më parë në parlament opozita kritikoi kryetaren Spiropali për mos përfshirjen e deputetëve të opozitës në këtë sesion të Venecias. Ato hodhën akuza se ajo ishte duke e fshehur një opinion paraprak që sipas tyre i kishte mbërritur kryetares së Kuvendit.
Klan News